Vijon angazhimi për një mjedis të mbrojtur nga ndikimi i qeseve plastike, në të gjithë Shqipërinë.
Ditën e djeshme inspektorët e Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut kanë monitoruar dhe informuar të gjithë subjektet që ushtrojnë aktivitetin në zonën turistike Durrës plazh deri në Qerret Kavajë, për përdorimin e qeseve të cilat janë brenda normave të lejuara në Republikën e Shqipërisë. Tashmë çdo operator ekonomik falë fushatave të ndërgjegjësimit dhe thirrjeve të bëra nga institucionet shtetërore, është në dijeni për Vendimin Nr. 367, datë 30.05.2022 të Qeverisë, ku përcaktohen masat dhe ndalimi i përdorimit të qeseve plastike njëpërdorimshe.
Prandaj asnjë tolerim ndaj askujt që shkel ligjin duke vazhduar ende me prodhimin, importimin apo tregtimin e qeseve plastike njëpërdorimshe..
Jemi në terren për kontrolle të vazhdueshme, Jo me qëllimin për të ndëshkuar, por me moton tonë,#SIGURIAEPARA. #Stopqeseveplastike