KONSUMATORË, BLINI PRODUKTE DUKE NJOHUR TË DREJTAT TUAJA!
🔊KONSUMATORË, BLINI PRODUKTE DUKE NJOHUR TË DREJTAT TUAJA!
⚖️ Cfarë ju garanton ISHMT-ja? ⤵️
👉🏻Dhënien e informacionit të plotë, të vërtetë dhe të saktë në gjuhën shqipe, nga tregtarët, për mallrat dhe shërbimet e vendosura, ose të parashikuara për t’u vendosur në treg.
👉🏻Që shitësit të sigurojnë që mallrat të jenë të shoqëruara me etiketë, ku informacioni të jetë shënuar në gjuhën shqipe, dukshëm dhe kuptueshëm;
👉🏻Që çdo mall, që i ofrohet konsumatorit, duhet të ketë të shënuar çmimin e shitjes;
👉🏻 Që shitësi është i detyruar ta shesë mallin të ambalazhuar ose të paketuar në mënyrë të rregullt e të sigurt;
👉🏻Vendosjen nga tregtarët, në njësinë e tyre të tregtimit, emërtimin tregtar, adresën, orarin për shërbimin e konsumatorit, si dhe të dhëna të tjera, që lidhen me natyrën e mallrave ose të shërbimeve që ofrojnë;
👉🏻Respektimin e garancisë kontraktuale e cila i jepet konsumatorit në gjuhën shqipe;
👉🏻Të drejtën e konsumatorit, në bazë të ankesës drejtuar shitësit për mallin e blerë, për të rizotëruar mallin e sjellë në përputhje, pa pagesë, nëpërmjet riparimit apo zëvendësimit, të ketë një ulje të përpjesshme të çmimit, ose konsumatori mund të anulojë kontratën.
✅️Për çdo mosrespektim të këtyre kërkesave ligjore, juve ju lind e drejta për t’iu drejtuar ISHMT-së me anë të një ankese me shkrim ose në e-mailin zyrtar info@ishmt.gov.al
🌐për më shumë:www.ishmt.gov.al