Kontrolli teknik i ashensorit kryhet nga Organet e Miratuara dhe ka për qëllim të vërtetojë se ashensori I vendour në shërbim vazhdon të jetë në përputhshmëri me kërkesat ligjore.
Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT) kontrollon zbatimin e përputhshmërisë së ashensorëve nga personi pergjegjes sipas akteve ligjore në fuqi.
Për ashensorët e instaluar në një vend pune, inspektimet periudike kryhen një herë në çdo 6 muaj.
Për ashensorët e instaluar në ndërtesa në bashkëpronësi ose në ambiente shtëpiake, inspektimet periodike kryhen një herë në çdo 12 muaj.
Kur inspektimi periodik i radhës nuk kalon suksesshëm për shkak të një risku të rëndë të ashensorit, organi i miratuar përcakton një afat kohor brenda të cilit duhet të realizohen riparimet / modifikimet e kërkuara.
Në përfundim të veprimeve, për riparim dhe modernizim, të kryera nga një organizëm kompetent për riparime/mirëmbajtje (me personat teknikisht të kualifikuar), personi përgjegjës njofton me shkrim organin e miratuar, i cili duhet të kontrollojë nëse këto riparime/modifikime janë kryer korrektësisht dhe ashensori mund të vazhdojë përdorimin e tij të sigurt. Në këtë rast, organi i miratuar bashkëlidh këtë informacion në raportin përfundimtar.
Organi i miratuar, kur konstaton se ashensori kërkon riparim ose mirëmbajtje të menjëhershme të tij, për shkak të një risku të mbartur ose një risku të pashmangshëm për dëmtime të rënda të personit, i kërkon personit përgjegjës ndalimin e përdorimit të ashensorit, që është personi që ka në gëzim ashensorin.
Organi i miratuar informon me shkrim ministrinë përgjegjëse për tregtinë strukturën përgjegjëse dhe, sipas rastit, organet e rendit maksimalisht brenda 2 ditë pune nga data e kryerjes së këtij inspektimi.
Shpjegim termash
Ashensor ekzistues quhet ashensori i vendosur në shërbim para datës 31 dhjetor 2019;
Ashensor I ri quhet ashensori i vendosur në shërbim pas datës 01 janar 2020;
Instalues I një ashensori është person juridik që merr përgjegjësinë e projektimit instalimit dhe vendosjes në treg të ashensorit;
Organ I miratuar është organi I miratuar që kryen detyra specifike të vlerësimit të konformitetit;
Organizëm kompetent për mirëmbajtje është një person juridik apo pjesë e tij, ku persona teknikisht të kualifikuar kryejnë modernizime dhe mirëmbajtje;
Mirëmbajtje është tërësia e proceseve me qëllim eleminimin e parrekullsive në ashensor;
Modernizim i ashensorit eshtë cdo modifikim që synon të përmirësojë shkallën e sigurisë;
Ekzaminim I plotë është kontroll I detajuar I ashensorit që kryhet nga organet e miratuara;
Inspektim Perfundimtare është vlerësimi I konformitetit ku një organ europian I notifikuar vërteton se ashensori i instaluar plotëson kërkesat maksimale të sigurisë të dhëna në aktet ligjore dhe standartet përkatëse;
Inspektim periodik është kontrolli teknik I ashensorit që kryhet nga organet e miratuara dhe ka për qëllim të vërtetojë se ashensori I vendour në shërbim vazhdon të jetë në përputhshmëri me kërkesat ligjore.