✅ISHMT sot në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, nuk mund të mos sillte në vëmëndje rëndësinë e kujdesit në përzgjedhjen e produkte të sigurta për jetën dhe shëndetin e fëmijëve.
Artikuj të tilla si lodra, biçikleta, artikuj të kujdesit ndaj tyre (takëme dhe tavolinat e ngrënies, karroca, rrethore, krevate, biberona etj) që blejmë për fëmijët duhen kontrolluar për elementet e sigurisë si markimi CE, fiksimin e standardit për artikujt e kujdesit, paralajmërimet e moshës, instruksionet e përdorimit dhe të mirëmbajtjes.
📍Në zonën e liqenit artifical të Tiranës është gjendet stenda e ISHMT, ku mund të informoheni.