ISHMT në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë realizuan me sukses një sesion informimi dhe diskutimi mbi Rregulloren Teknike “Mbi pajisjet për përdorim brenda disa kufijve të tensionit”, miratuar me VKM 349/2020.
Kjo Rregullore teknike është hartuar në kuadër të procesit të Integrimit të Shqipërisë në BE dhe synon harmonizimin e Direktivës europiane përkatëse që rregullon këtë fushë.
Ajo parashikon detyrime specifike për operatorët ekonomikë që tregtojnë këto pajisje në tregun Shqiptar, si edhe për institucionet shtetërore përgjegjëse për mbikqyrjen e zbatimit të këtyre detyrimeve në praktikë.
Aktiviteti u organizua me mbështetjen e projektit “Mbështetje për negociatat e anëtarësimit në kapitujt ekonomikë të acquis së BE”, i cili zbatohet nga GIZ me financimin e Qeverisë Federale të Gjermanisë.
Synim i këtij aktiviteti ishte bashkëbisedimi si dhe marrja e mendimeve/rekomandimeve nga të pranishmit lidhur me zbatimin sa më efikas të kësaj Rregulloreje.
Siguria është e para!