🟢 RAPORT JAVOR 01 – 04 Dhjetor 2020
ℹ Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT), nëpërmjet grupeve të inspektimit, ka vijuar punën në terren për garantimin e sigurisë së produkteve për konsumatorët dhe monitorime si pjesë e Task Forcës Anti Covid.
👉 Përgjatë datave 01 – 04 Dhjetor 2020 janë realizuar:
✔ 227 kontrolle/monitorime për respektimin e masave dhe protokolleve në subjektet tregtare kundër përhapjes së pandemisë Covid-19. Çdo shkelje e evidentuar në terren nga grupet e kontrollit, është referuar për masë administrative pranë organeve kompetente;
✔ 6 inspektime mbi zbatimin e kërkesave ligjore për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to;
✔ 9 inspektime mbi zbatimin e kërkesave ligjore për parapaketimet;
✔ 3 inspektime per sigurine e produkteve elektrike;
✔ 3 inspektime për sigurinë e lodrave.
📌 Në fokus së punës tonë, vijon parandalimi i përhapjes së COVID-19, ndaj është shumë i rëndësishëm zbatimi i udhëzimeve të miratuara nga autoritetet shëndetësore.
v