📢 QËLLIMI INSPEKTIMIT 🔴🟢 #ISHMT

🔍Inspektimi ka për qëllim mbrojtjen e interesit publik dhe të interesave të ligjshme të subjekteve tregtare duke garantuar sigurinë e produkteve të vendosura në treg.
📝 Qëllimi i veprimtarisë së inspektimit arrihet nëpërmjet:
✔️vlerësimit të respektimit të kërkesave ligjore nga subjekti i inspektimit;
✔️dokumentimit të praktikave të mira në respektimin e kërkesave ligjore dhe përhapjen e tyre;
✔️këshillimit të subjektit të inspektuar për zbatimin sa më korrekt të kërkesave ligjore;
✔️urdhërimit të korrigjimit të shkeljeve të kërkesave ligjore dhe eliminimit të pasojave që rrjedhin prej tyre;
✔️dhënies së dënimeve dhe marrjes së masave të tjera administrative për shmangien e rreziqeve që mund t’u shkaktohen interesit publik dhe operatoreve ekonomikë.

🟢 ISHMT www.ishmt.gov.al