RAPORT JAVOR 09 – 13 Nëntor 2020
Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT), nëpërmjet grupeve të inspektimit, ka vijuar punën në terren për garantimin e sigurisë së produkteve për konsumatorët dhe monitorime si pjesë e Task Forcës Anti Covid.

Përgjatë datave 09 – 13 Nëntor janë realizuar:
262 kontrolle/monitorime për respektimin e masave dhe protokolleve në subjektet tregtare kundër përhapjes së pandemisë Covid-19. Çdo shkelje e evidentuar në terren nga grupet e kontrollit, është referuar për masë administrative pranë organeve kompetente.
5 inspektime mbi zbatimin e kërkesave ligjore për parapaketimet,
8 inspektime për instaluesit e ashensorëve,
8 inspektime për sigurinë e produkteve mekanike,
2 inspektime për maskat artizanale,
2 inspektime për detergjentët,
24 inspektime mbi zbatimin e kërkesave ligjore për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to
Në fokus së punës tonë, vijon parandalimi i përhapjes së COVID-19, ndaj është shumë i rëndësishëm zbatimi i udhëzimeve të miratuara nga autoritetet shëndetësore.