Inspektorati Shtetëror I Mbikëqyrjes së Tregut, njofton se kërkon të marrë me qira ambiente për ushtrimin e veprimtarisë administrative, duke u bazuar në kriteret e mëposhtme:

  1. Sipërfaqen në “m²” të domosdoshme të ambienteve për ushtrimin e veprimtarisë administrative të ISHMT-së (të ndërtesës dhe sipërfaqes funksionale për parkim) nga 800 – 1000 m2 për zyra administrative, në të cilat do të akomodohet personeli i ISHMT-së dhe sipërfaqe të mjaftueshme për vendparkimi jo më pak se 4 automjete.
  2. Specifikat e nevojshme të ambienteve që kërkohet të merren me qira, bazuar në funksionalitetet sipas distancës/largësinë nga qendra e Tiranës / Institucionit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë (Blv. Dëshmorët e Kombit, Nr. 3, Tiranë), dhe kriter-in/et bazë të vlerësimit, përkatësisht evidentuar në mënyrë të detajuar në tabelën e mëposhtme:

 

Kriteret Pikët
Çmimi Lekë/m2 30
Afati i akomodimit jo me vonë se 14 ditë kalendarike nga lidhja e kontratës, ku ambienti të jetë i përshtatur në hapësira sipas nevojave të institucionit qiramarrës. 10

Akomodimi për çdo post pune:

-porta interneti

-priza energjie

10
Sistem ngrohje/ftohje funksional 10
Distanca sa më afër qendrës së Tiranës / Institucionit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë (Blv. Dëshmorët e Kombit, Nr. 3, Tiranë) 30
Sistem i pavarur për furnizim të pandërprerë të energjisë elektrike dhe ujit 10

 

 Dokumentacioni që do të paraqesin ofertuesit të ketë në përbërje:

  • aktin e pronësisë/disponimit të pronës të rinovuar tremujorin e fundit;
  • ofertuesi duhet të jetë person fizik/individ ose të jetë i pajisur me NIPT/NUIS dhe Certifikatë Reegjistrimi;
  • ofertën për vlerën e detyrimit mujor të qirasë;
  • vërtetim nga dega e tatimeve se subjekti ka shlyer detyrimet tatimore dhe sigurimet shoqërore, ky dokument do të kërkohet vetëm për ofertuesit e pajisur me NIPT/NUIS;
  • vërtetim që mos të ketë detyrime të maturuara nga OSHE, UKT etj.
  • vërtetim nga institucionet përkatëse që nuk është në ndjekje penale, si dhe nuk ka proçese gjyqësore në lidhje me aktivitetin. Në rastet kur ofertuesi është individ paraqiten vërtetimi personal që nuk është në ndjekje penale.
  • aktin administrativ zyrtar që objekti rezulton i rregullt nga ana inxhinierike dhe ndërtimore dhe/ose aktin e konstatimit që rezulton i banueshëm nga Instituti i Ndërtimit.
  • planvendosje të objektit dhe planimetri për çdo kat.

 

Afati i paraqitjes së ofertave pranë zyrave të Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut me adresë Rr. Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Nr.3 Tiranë, do të jetë data 11.09.2020 ora 14:00.