RAPORT JAVOR 31 GUSHT – 04 SHTATOR 2020
Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut, gjatë kësaj jave, ka vijuar realizimin e kontrolleve për përballimin e situatës së shkaktuar nga COVID-19 si dhe fushave të kontrollit në kompetencë të ISHMT-së. Në total, gjatë kësaj jave janë kryer:
234 kontrolle/monitorime si pjesë e Task Forcës për respektimin e masave dhe protokolleve në subjektet tregtare kundër përhapjes së pandemisë Covid-19. 8 prej subjekteve kanë rezultuar me probleme në zbatimin e protokolleve të sigurisë së përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Çdo shkelje e evidentuar në terren nga grupet e kontrollit, është referuar për masë administrative pranë organeve kompetente.
28 inspektime mbi të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to, mbi kategoritë programe kompjuterike dhe përdorues të veprave audiovizuale.
18 inspektime mbi zbatimin e kërkesave ligjore për parapaketimet
3 inspektime mbi zbatimin e kërkesave ligjore për produktet elektrike
3 inspektime për sigurinë e produkteve mekanike
3 inspektime për instumentat matës ligjërisht të kontrollueshëm
Në fokus së punës tonë, vijon parandalimi i përhapjes së COVID-19, ndaj është shumë e rëndësishme zbatimi i masave ndaj COVID-19. Qytetarë, respektoni distancën sociale, masat e higjenës dhe vendosjen e maskave mbrojtëse.