Inspektorati Shtetëror I Mbikëqyrjes së Tregut, njofton se kërkon të marrë me qira ambiente për ushtrimin e veprimtarisë administrative, duke u bazuar në kriteret e mëposhtme:
- Sipërfaqen në “m²” të domosdoshme të ambienteve për ushtrimin e veprimtarisë administrative të ISHMT-së (të ndërtesës dhe sipërfaqes funksionale për parkim) nga 800 – 1000 m2 për zyra administrative, në të cilat do të akomodohet personeli i ISHMT-së dhe sipërfaqe të mjaftueshme për vendparkimi jo më pak se 4 automjete.
- Specifikat e nevojshme të ambienteve që kërkohet të merren me qira, bazuar në funksionalitetet sipas distancës/largësinë nga qendra e Tiranës / Institucionit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë (Blv. Dëshmorët e Kombit, Nr. 3, Tiranë), dhe kriter-in/et bazë të vlerësimit, përkatësisht evidentuar në mënyrë të detajuar në tabelën e mëposhtme:
Kriteret | Pikët |
Çmimi Lekë/m2 | 30 |
Afati i akomodimit jo me vonë se 14 ditë kalendarike nga lidhja e kontratës, ku ambienti të jetë i përshtatur në hapësira sipas nevojave të institucionit qiramarrës. | 10 |
Akomodimi për çdo post pune: -porta interneti -priza energjie |
10 |
Sistem ngrohje/ftohje funksional | 10 |
Distanca sa më afër qendrës së Tiranës / Institucionit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë (Blv. Dëshmorët e Kombit, Nr. 3, Tiranë) | 30 |
Sistem i pavarur për furnizim të pandërprerë të energjisë elektrike dhe ujit | 10 |
Dokumentacioni që do të paraqesin ofertuesit të ketë në përbërje:
- aktin e pronësisë/disponimit të pronës të rinovuar tremujorin e fundit;
- të jetë i pajisur me NIPT/NUIS dhe certifikatë regjistrimi;
- ofertën për vlerën e detyrimit mujor të qirasë;
- vërtetim nga dega e tatimeve se subjekti ka shlyer detyrimet tatimore dhe sigurimet shoqërore;
- vërtetim që mos të ketë detyrime të maturuara nga OSHE, UKT etj.
- vërtetim nga institucionet përkatëse që nuk është në ndjekje penale, si dhe nuk ka proçese gjyqësore në lidhje me aktivitetin.
- aktin administrativ zyrtar që objekti rezulton i rregullt nga ana inxhinierike dhe ndërtimore dhe/ose aktin e konstatimit që rezulton i banueshëm nga Instituti i Ndërtimit.
- Planvendosje të objektit dhe planimetri për çdo kat.
Afati i paraqitjes së ofertave pranë zyrave të Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut me adresë Rr. Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Nr.3 Tiranë, do të jetë data 31.08.2020 ora 09:00.