RAPORT JAVOR 10-14 GUSHT 2020
![📌](https://static.xx.fbcdn.net/images/emoji.php/v9/tac/1/16/1f4cc.png)
Vijojnë kontrollet në terren nga trupat inspektuese në garantimin e kërkesave ligjore sipas fushave të kontrollit të Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT). Në total, gjatë kësaj jave janë realizuar nëpërmjet sistemit E-inspektimi 23 inspektime:
![👉](https://static.xx.fbcdn.net/images/emoji.php/v9/t51/1/16/1f449.png)
179 kontrolle/monitorime si pjesë e Task Forcës për respektimin e masave dhe protokolleve në subjektet tregtare kundër përhapjes së pandemisë Covid-19.
![👉](https://static.xx.fbcdn.net/images/emoji.php/v9/t51/1/16/1f449.png)
16 inspektime për kontrollin e ashensorëve në përdorim, me qëllim garantimin e sigurisë së pushuesve në strukturat akomoduese përgjatë bregdetit. Sa më sipër, janë lënë detyrat përkatëse për kryerjen e ekzaminimit fillestar të ashensorëve në përputhje me Ligjin Nr. 10489/2011 dhe aktet nënligjore në zbatim të tij për ashensorët.
![➡️](https://static.xx.fbcdn.net/images/emoji.php/v9/t9e/1/16/27a1.png)
4 Inspektime për kontrollin e veshjeve të këmbës për etiketimin dhe mbrojtjen e konsumatorëve.
![➡️](https://static.xx.fbcdn.net/images/emoji.php/v9/t9e/1/16/27a1.png)
1 Inspektim me bazë informacioni/denoncimi për instrumentat matës (pompat e karburantit)
![➡️](https://static.xx.fbcdn.net/images/emoji.php/v9/t9e/1/16/27a1.png)
2 Inspektime për shkeljen e të drejtave të pronësisë industriale referuar ankesave të ardhura nga përfaqësuesit e autorizuar të mbajësit të së drejtës.
![🟢](https://static.xx.fbcdn.net/images/emoji.php/v9/tfc/1/16/1f7e2.png)
Gjatë inspektimeve, kërkohet nga çdo biznes kujdes maksimal në zbatimin e masave dhe protokolleve, për të shmangur përhapjen e virusit COVID-19. Rritja e ndërgjegjësimit të operatorëve ekonomikë mbi kriteret ligjore që duhet të zbatojnë në fushën e sigurisë së produkteve joushqimore dhe pronësisë intelektuale, si dhe të konsumatorëve mbi të drejtat e tyre, mbetet në fokusin e ISHMT-së.