Më datë 21/11/2019 u zhvillua një takim informues mbi veprimtarinë e Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut ndërmjet ISHMT dhe SHLUJ “Universitetit Marin Barleti”, pranë ambienteve të këtij universiteti. Takimi u hap me fjalën përshëndetëse të Prof.Dr. Mariglen Spiro, Rektor pranë Universitetit “Marin Barleti”, dhe më pas vijoi me mesazhin e Prof.Dr. Zamira Çavo, në cilësinë e Zv. Rektorit të këtij universiteti e cila vlerësoj organizimin e takimeve të tilla informuese. ISHMT u përfaqësua nga Kryeinspektori z. Lavdrim Sahitaj, i cili kreu një prezantim për misionin e instiucionit dhe fushë veprimtarinë e tij. Z. Sahitaj gjatë diskutimit të tij, vuri theksin tek informimi, monitorimi dhe inspektimi i tregut në përmbushje të detyrimeve ligjore.
Gjatë këtij takimi u diskutua për rëndësinë e përafrimit të legjislacionit me acquis communautaire dhe kontributin e Inspektoratit në raportimin për Kapitullin 1,7,28 në Planin Kombëtar të Integrimit Europian dhe fjalën në lidhje me këtë diskutim e mbajti znj. Valbona Jaupllari, Drejtore Teknike pranë ISHMT.
Aktiviteti u moderua nga Prof. Shpëtim Cami, i cili u kujdes për shpjegimin e rëndësisë së këtij takimi tek studentët pjesëmarrës.
Më pas fjalën e mori znj. Elena Borici, në cilësinë e Këshilltares pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë e cila diskutoi mbi raste konkrete të trajtimit të pronësisë industriale. Në fokus të këtij takimi ishte fusha e Pronësisë Intelektuale dhe ndërgjegjësimi për konceptin e pronësisë industriale dhe të drejtave të autorit si dhe informimi dhe sensibilizimi i studentëve.
Në këtë takim informues, mbajtën fjalën e tyre dhe znj. Adela Cjapi dhe z. Enea Sheqi të cilët shpjeguan koceptet bazë dhe kontrollet që ushtrohen nga ISHMT për zbatimin të legjislacionit në fuqi për pronësinë intelektuale. Në përfundim të takimit përfaqësuesit e ISHMT-së iu dhanë përgjigje pyetjeve që studentët kishin lidhur me çështjet e trajtuara.