Njoftimi i kategorisë ALERT ndërkombëtar , në portalin RASFF (RAPID ALERT SYSTEM FOR FOOD AND FEED) me numër notifikimi 401719, për produktin “Garuzhde plastike me dorezë silikoni”, i cili pas kontrollit  laboratorik të kryer nga ana e autoriteteve të ushqimit, Francë, ka rezultuar se paraqet nivel të lartë të migrimit të aminave aromatike parësore (deri në 270 µg/kg-ppb), duke paraqitur risk serioz me ndikim në shëndetin e njeriut.

PËRSHKRIMI I PRODUKTIT:

Emri i produktit: GARUZHDE PLASTIKE ME DOREZË SILIKONI

Emri i produktit në etiketë:  LOUCHE EN PLASTIQUE AVEC MANCHE EN SILICONE

Numri i Lotit: P2015DH001

Kategoria e produktit: MATERIAL NË KONTAKT ME  USHQIMIN

Barkodi: 8034048279823

Foto të produktit :

 

   KUJDES!!!!
                                                                                      Konsumatorët që kanë blerë këtë produkt nuk duhet ta përdorin pasi është i rrezikshëm dhe ta kthejnë pranë pikës së shitjes ku e kanë blerë.