Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut në bashkëpunim me Shoqërinë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) zhvilloi në datat 20-21 Nëntor workshop-in dy ditorë mbi modelet e pronësisë intelektuale. Në workshop ishin të ftuar si lektorë dhe prezantues të tre modeleve krejt të ndryshme të mekanizmit të mbrojtjes intelektuale;
- Andrejka Grlic – Kryeinspektore nga Sllovenia,
- Kenny Wright – ekspert nga Danimarka, dhe
- Marius Kuningas – ekspert nga Estonia.
Dita e parë e workshop-it iu kushtua prezantimeve të tre ekspertëve mbi modelet përkatëse të vendeve të tyre për pronësinë intelektuale. Gjatë këtyre këtyre prezantimeve, u bë një parashtrim ligjor dhe institucional përsa i përket mbrojtjes së të drejtës së autorit dhe të pronësisë industrial nw Slloveni, Danimarkw dhe Estoni. Analiza e kuadrit rregullator u adresua te procesi administrativ, penal dhe ai civil përsa parashikohej nga këto legjislacione. Në ditën pasuese të workshop-it iu la vend bashkëbisedimit ndërmjet ekspertëve dhe inspektorëve pjesëmarrës nga të dy sektorët. Ndër të tjera, inspektorët diskutuan mbi problematikat e hasura përgjatë inspektimeve të kryera deri më tani dhe instrumentave ligjorë që mundëson legjislacioni shqiptar. Një vëmendje më specifike iu kushtua vështirësive të përballura me Ligjin “Për pronësinë industriale”, për të cilin ekspertët parashtruan vërejtjet e tyre dhe nevojat apo mundësitë për amendim.