Në 10 Korrik 2018 nga ISHMT me mbështetjen e Projektit GIZ “Harmonizimi i legjislacionit ekonomik dhe tregtar me acquis të BE-së”, u zhvillua Takimi informues për sigurinë e ashensorëve me përfaqësues të stafeve menaxhuese të Institucioneve Shëndetësore private dhe Qendrave Tregtare. Ky takim konsistonte në informimin e këtyre institucioneve mbi detyrimet që i ngarkon leghislacioni në fuqi për sigurinë e ashensorëve në përdorim. Takimi u fokusua në rolin dhe përgjegjësitë ligjore të personave përgjegjës për të kryer regjistrimin e ashensorëve si dhe mirëmbajtjen dhe kolaudimin periodik të tyre.