📍 26 Prill – Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale! ™️©️®️

  Po afron 26 Prill – Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale!

Mbroni të drejtat tuaja të pronësisë intelektuale dhe për çdo rast të cënimit të këtyre të drejtave drejtohuni pranë ISHMT.

Çdo 26 Prill, festohet Dita Botërore e  Pronësisë Intelektuale për të mësuar më shumë në lidhje me rolin që luajnë të drejtat e pronës intelektuale në inkurajimin e inovacionit dhe krijimtarisë.

™️©️®️ Pronësia intelektuale (IP) i referohet krijimeve të mendjes, siç janë shpikjet; vepra letrare dhe artistike; dizajne; dhe simbolet, emrat dhe imazhet e përdorura në tregti

Mbrojtja e objekteve të pronësisë intelektuale u mundësojnë njerëzve të fitojnë njohje ose përfitime financiare nga ato që krijojnë.

™️©️®️ Mbrojtja e IP në Republikën e Shqipërisë!
Institucioni përgjegjës për respektimin e të drejtave të pronësisë intelektuale në tregun e brendshëm të Republikës së Shqipërisë është Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut nëpërmjet realizimit të aktiviteteve mbikëqyrëse dhe inspektimit në kategoritë e listuara nga ligjet në mbrojtje të IP.
IP në RSH mbrohet me Ligjin 9947, datë 07.07.2008 “Për Pronësinë Industriale”, i ndryshuar për patentat,markat tregtare, treguesit gjeografikë dhe disenjot industriale si edhe Ligji 35/2016 “Për të drejtat e autorit të drejtat e tjera të lidhura me to” për krijimet e fjalës dhe programet kompjuterike;krijimet audiovizuale; krijimet e artit pamor; krijimet shkencore; krijimet fotografike; krijimet arkitekturore.

🔻ISHMT realizon inspektime në bazë të :
✓ Programimeve vjetore dhe mujore
✓ Ankesave të ardhura nga pronarët ose mbajtësit e së drejtës në përputhje me kriteret ligjore të legjislacionit në fuqi.

A e dini se?
Mbajtësit e të drejtave të pronësisë intelektuale gëzojnë të drejtën ekskluzive të përdorimit, kopjimit apo imitimit të këtyre objektve dhe të ndalojnë palët e treta ti përdorin ato për qëllime tregtare, pa autorizimin e tyre.

❖ Mbroni të drejat tuaja të pronësisë intelektuale dhe për çdo rast të cënimit të këtyre të drejtave drejtohuni pranë ISHMT.

Ne jemi në adresën dhe rrjetet sociale si më poshtë:

📌Rruga “Shyqyri Bërxolli”, Nr 65, Tirana 1001.
📧 info@ishmt.gov.al
🔗 www.ishmt.gov.al

🟢 Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut