Në vazhdën e asistencës së Shoqatës Gjermane për Bashkëpunim Internacional (GIZ), në rritjen dhe forcimin e kapaciteteve të nëpunësve të Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut, në datat 30-31 Nëntor u organizua workshop mbi tëpronësinë industriale. Lektor në këtë workshop ishte z. Gavin Terry, ekspert nga Mbretëria e Bashkuar për pronësinë industriale.
Sëbashku me inspektorët e Sektorit të Pronësisë Industriale dhe Sektorit të së Drejtës së Autorit, pjesëmarrës ishin përfaqësues të institucioneve të tjera përgjegjëse si Drejtoria e Pronësisë Intelektuale në DPD, Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale dhe Drejtoria e së Drejtës së Autorit. Gjithashtu, pjesëmarrës ishin dhe përfaqësues të zyrave të avokatisë në vend me profil dhe të angazhuar në rastet e konfliktit gjyqësor mbi pronësinë industriale.
Gjatë workshop-it dy ditor, u krye një panoramë e plotë e rregullimeve parësore që drejtojnë mbrojtjen e pronësisë industriale në nivel botëror. Përpos trajtimit teorik, u vendos theksi tek vëmendja e munguar, jo vetëm në vendet në zhvillim, ndajfushës së pronësisë industriale apo të pronësisë intelektuale në tërësi. Përgjatë prezantimit, pjesëmarrësve iu dha mundësia të ngrinin shqetësimet e tyre mbi mbrojtjen ligjore që marrin titujt e pronësisë industriale në Shqipëri.