Me anë të këtij njoftimi Kompania LPP ALBANIA SHPK njofton tërheqjen e menjëhershme nga tregu si dhe kthimin urgjent të produktit Filxhan qelqi nga konsumatorët, i identifikuar nga sistemi RASFF me numër reference 2025.9647 për migrimin e metaleve të rënda si Plumb dhe Cadmium.
Rrezik!Filxhanët prej qelqi janë konsideruar potencial serioz për shëndetin nëse bien në kontakt me ushqimin apo lëngjet e nxehta.Nr. i artikullit të prekur: 578ES – MLC-ONE.Çfarë duhet të bëni:* Ktheni produktin menjëherë në pikën e shitjes.* Mos i përdorni më.* Do të rimbursoheni edhe pa faturë.ISHMT ka marrë të gjitha masat dhe po ndjek me vëmendje të gjithë zinxhirin e shpërndarjes së këtyre produkteve dhe tërheqjen e menjëhershme nga tregu, duke monitoruar nga afër gjithë procesin e tërheqjes së tyre nga qarkullimi. Ju lutem shpërndajeni këtë informacion për të mbrojtur të gjithë konsumatorët që mund të përdorin këtë produkt!Për pyetje:Kontaktoni në adresën zyrtare: info@ishmt.gov.alose në faqen zyrtare të LPP ALBANIA SHPK.


