Operatori ekonomik Bugaboo International BV po njofton klientet që kanë blerë produktin “Karrige e lartë Bugaboo Giraffe” në lidhje me riskun që paraqet ky pordukt. Sipas vlerësimeve të kryera në përputhje me metodologjinë RAPEX produkti është klasifikuar me risk të nivelit të ulët dhe të mesëm.
- Bugaboo ka identifikuar se kur një foshnjë është ulur në sediljen/mbajtësen shtesë për foshnja në karrigen e lartë, këmbët e karriges mund të shkëputen nga korniza nëse vidat që lidhin këmbët nuk janë shtrënguar siç duhet nga konsumatori gjatë montimit.
- Për të zvogëluar potencialin për instalim të gabuar të vidave, Bugaboo ka përgatitur një “Set Riparimi“, i cili do të sigurojë stabilitet të karriges. Gjithashtu, duhet të theksohet se zëvendesimi mund të bëhet lehtësisht dhe në mënyre të sigurt nga vetë konsumatori.
- Konsumatori duhet të zëvendesojë vidat aktuale me vidat e përmiresuara të setit të riparimit duke përdorur çelesin heksagonal dhe duke ndjekur manualin.
Gjithashtu, Bugaboo ka krijuar gjithashtu një portal vetëshërbimi në faqen e saj zyrtare të internetit, ku klientet mund porosisin menjeherë falas setin e riparimit, duke klikuar në këtë link https://service bugaboo.com/s/bugaboo-giraffe-sparket-checker
Në rast identifikimi të konsumatorit të këtij produkti në Shqipëri, Bugaboo do të ofrojë setin e riparimit dhe të gjitha udhëzimet e nevojshme në gjuhën shqipe.