NJOFTIM: Është evidentuar që disa subjekte private ofrojnë dhe reklamojnë, kundrejt pagesës, shërbime me logon E- Albania.
❗E- Albania është markë e regjistruar nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), për këtë arsye përdorimi i saj për qëllime tregtare është i ndaluar.
❗E- Albania është portali qeveritar ku shërbimet publike ofrohen pa kosto shtesë në mënyrë elektronike.
✔ ISHMT po kryen monitorim të tregut në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë për evidentimin e subjekteve të tilla.
❗Çdo veprim i kryer në shkelje të të drejtave të pronēsisë industriale dënohet me masë adminitrative me gjobë nga 100 000 deri nē 500 000 lekë. Në rast të konstatimit tē përsëritjes së shkeljes dënimi maksimal dyfishohet.