Njoftimi i kategorisë ALERT ndërkombëtar , në portalin RASFF (RAPID ALERT SYSTEM FOR FOOD AND FEED) me numër notifikimi 645932, për produkt “Spatul Najloni-bisht druri”, i cili pas kontrollit laboratorik të kryer nga ana e autoriteteve të ushqimit, Qipro, ka rezultuar se paraqet nivel të migrmit të aminave aromatike primare mbi kufirin e lejuar, duke paraqitur risk serioz me ndikim në shëndetin e njeriut.

PËRSHKRIMI I PRODUKTIT:

Emri i produktit: Spatul najloni-bisht druri
Emri i produktit në etiketë: Nylon slotted Turner-Wooden handle
Numri i artikullit: 20888796
Numri i LOT: 14786
Pamja e jashtme e produktit: 34 cm
Kategoria e produktit: MATERIAL NË KONTAKT ME USHQIMIN
Barkodi: 8711252148762