Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut, njofton se, në zbatim të Ligjit 99/2024 “Për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, janë bërë ndryshime lidhur me trajtimin e ankimeve administrative që lidhen me vendimet përfundimtare të inspektimit.
Në përputhje me Nenin 55, pika 1 e Ligjit 99/2024 “Për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, “Komisioni i shqyrtimit të ankimit është organ kolegjial, që ngrihet pranë Inspektoratit të Përgjithshëm për të zhvilluar procedurën e shqyrtimit të ankimit sa herë që është nevojshme”.
Të gjitha subjektet e inspektuara, të cilat duan të ankimojnë masat administrative të vendosura pas hyrjes në fuqi të ligjit, datë 13/05/2025, duhet t’i paraqesin pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, në përputhje me procedurat dhe afatet ligjore në fuqi.