Njoftohen të gjitha subjektet që kanë paraqitur Ankim Administrativ pranë Inspektoriatit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut se:
- Në datën 05.12.2024 Ora 10:00 do të zhvillohet Komisioni i Ankimit sipas Urdhërit Nr.84 datë 23.05.2024 “Për miratimin e rregullores për përcaktimin e procedurave të hollësishme të shqyrtimit të Ankimit Administrativ nga Komisioni i Ankimit pranë Inspektoriatit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut”.
- Komisioni do të zhvillohet në ambientet e Inspektoriatit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut, me adrese: Rruga “Shyqyri Bërxolli”, Nr 65, Tiranë.