ISHMT është pjesë e zbatimit të nismës së qeverisë për heqjen e qeseve plastike nga përdorimi. 

Trupa inspektuese e ISHMT ka nisur mbikëqyrjen në terren me hyrjen në fuqi të VKM-së nr. 367 datë 30.05.2022 “Për përcaktimin e masave të hollësishme dhe institucioneve përgjegjëse për ndalimin e përdorimit, hedhjes në treg, prodhimit, importimit, apo futjes në territorin e Republikës së Shqipërisë të qeseve plastike mbajtëse si dhe qeseve plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo oxo-biodegradueshme”.



