BROSHURË INFORMUESE MBROJTJA E TË DREJTAVË TË PRONËSISË INTELEKTUALE NË TREGUN E BRENDSHËM

ÇFARË DUHET TË DINI PËR PRONËSINË INTELEKTUALE?

Pronësia intelektuale përbëhet nga dy degë:

1. Pronësia industriale mbron dhe rregullon pronësinë dhe të drejtat për t’i përdorur dhe shfrytëzuar ekonomikisht objektet si më poshtë:
• markat tregtare;
• Disenjot industriale;
• Treguesit gjeografikë ose emërtimet origjinës;
• Patentat për shpikje;

“Pronar “ i një objekti të pronësisë industriale është personi fizik ose juridik që ka një certifikatë regjistrimi në Republikën e Shqipërisë për objektet e mësipërme:
“Mbajtës i së drejtës”, nënkupton titullarin e një të drejte të pronësisë industriale të bazuar në një kontrate liçence të regjistruar ose një autorizim për përdorim të lëshuar nga pronari i një objekti të pronësisë industriale.

 

BROSHURË INFORMUESE PDF