
RAPORT JAVOR 01 – 04 Dhjetor 2020

Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT), nëpërmjet grupeve të inspektimit, ka vijuar punën në terren për garantimin e sigurisë së produkteve për konsumatorët dhe monitorime si pjesë e Task Forcës Anti Covid.

Përgjatë datave 01 – 04 Dhjetor 2020 janë realizuar:

227 kontrolle/monitorime për respektimin e masave dhe protokolleve në subjektet tregtare kundër përhapjes së pandemisë Covid-19. Çdo shkelje e evidentuar në terren nga grupet e kontrollit, është referuar për masë administrative pranë organeve kompetente;

6 inspektime mbi zbatimin e kërkesave ligjore për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to;

9 inspektime mbi zbatimin e kërkesave ligjore për parapaketimet;

3 inspektime per sigurine e produkteve elektrike;

3 inspektime për sigurinë e lodrave.

Në fokus së punës tonë, vijon parandalimi i përhapjes së COVID-19, ndaj është shumë i rëndësishëm zbatimi i udhëzimeve të miratuara nga autoritetet shëndetësore.