Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit midis ISHMT dhe DPD, sot filloi cikli i trajnimeve të stafeve respektive mbi njohuritë e përgjithshme për legjislacionin që rregullon aktivitetet e bashkëpunimit midis tyre dhe praktikat inspektuese.

📚 Për të rritur sa më shumë cilësinë e inspektimeve, sigurinë e produkteve që do t’i ofrohen konsumatorit shqiptar, si dhe për të qenë në një nivel me administratat e rajonit, stafet rajonale të administratës doganore dhe të ISHMT-së do të trajnohen sipas programeve të përbashkëta, të koordinuara nga QTATD (Qendra e Trajnimit të Administratës Tatimore dhe Doganore).

🛡️ Mbrojtja e konsumatorit është në qendër të vëmendjes së veprimtarive funksionale. Rritja e shkallës së njohurive të stafeve respektive do të bëjë të mundur parandalimin në kohë të produkteve që mund të paraqesin rrezikshmëri për konsumatorin, si dhe do të forcojë zbatimin e ligjit ndaj të gjithë operatorëve ekonomikë që mund të paraqesin risk.

🔄 Trajnimet do të vazhdojnë në mënyrë periodike.