
Institucionet do të punojnë së bashku për organizimin e aktiviteteve ndërgjegjësuese për të drejtat e autorëve dhe të pronësisë intelektuale për të bërë të mundur informimin e të gjithë zinxhirit të subjekteve dhe faktorëve në industrinë e librit mbi detyrimet ligjore që duhen përmbushur në bazë të Ligjit 36/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to” si edhe Ligjit Nr. 9616, datë 27.9.2006 “Për Librin në Republikën e Shqipërisë”.
Mbrojtja e dorëshkrimeve të autorëve shqiptarë dhe përgatitja e tyre për botim në bazë të legjislacionit përkatës është një nga pikat e kësaj marrëveshje.
Z. Sahitaj theksoi se mbrojtja dhe respektimi i të drejtave të autorëve përbën një temë e ndjeshme përsa i përket librit.
Edhe pse terreni I veprimit është I vështirë me angazhimin e vazhdueshëm maksimal të ISHMT, si dhe përmes këtij memorandumi do të ketë hapa përpara në mbikqyrjen e tregut, duke evidentuar me shpejt dhe duke ndëshkuar me gjoba dhe pezullim të aktivitetit në raste shkeljejeve të përsëritura.


