KONSUMATORË, BLINI PRODUKTE DUKE NJOHUR TË DREJTAT TUAJA!
KONSUMATORË, BLINI PRODUKTE DUKE NJOHUR TË DREJTAT TUAJA!
Cfarë ju garanton ISHMT-ja?
Dhënien e informacionit të plotë, të vërtetë dhe të saktë në gjuhën shqipe, nga tregtarët, për mallrat dhe shërbimet e vendosura, ose të parashikuara për t’u vendosur në treg.
Që shitësit të sigurojnë që mallrat të jenë të shoqëruara me etiketë, ku informacioni të jetë shënuar në gjuhën shqipe, dukshëm dhe kuptueshëm;
Që çdo mall, që i ofrohet konsumatorit, duhet të ketë të shënuar çmimin e shitjes;
Që shitësi është i detyruar ta shesë mallin të ambalazhuar ose të paketuar në mënyrë të rregullt e të sigurt;
Vendosjen nga tregtarët, në njësinë e tyre të tregtimit, emërtimin tregtar, adresën, orarin për shërbimin e konsumatorit, si dhe të dhëna të tjera, që lidhen me natyrën e mallrave ose të shërbimeve që ofrojnë;
Respektimin e garancisë kontraktuale e cila i jepet konsumatorit në gjuhën shqipe;
Të drejtën e konsumatorit, në bazë të ankesës drejtuar shitësit për mallin e blerë, për të rizotëruar mallin e sjellë në përputhje, pa pagesë, nëpërmjet riparimit apo zëvendësimit, të ketë një ulje të përpjesshme të çmimit, ose konsumatori mund të anulojë kontratën.
Për çdo mosrespektim të këtyre kërkesave ligjore, juve ju lind e drejta për t’iu drejtuar ISHMT-së me anë të një ankese me shkrim ose në e-mailin zyrtar info@ishmt.gov.al
për më shumë:www.ishmt.gov.al