Ashensorët
Kërkesat thelbësore të sigurisë së ashensorëve janë të përcaktuara në dy rregulla teknikë, përkatësisht, për ashensorët që janë në përdorim dhe ashensorët e rinj që instalohen për herë të parë.
a. Rregulli teknik lidhur me ashensorët në përdorim zbatohet për : i) të gjithë ashensorët ekzistues të instaluar dhe vendosur në shërbim përpara datës 31 dhjetor 2009, dhe ii) ashensorët e rinj të instaluar dhe vendosur në shërbim prej datës 1 Janar 2010. Ai ka për qëllim të përcaktojë personat përgjegjës për sigurinë e ashensorit, si edhe detyrimet ligjore të tyre dhe organeve të miratuara, për të garantuar sigurinë e ashensorëve gjatë gjithë periudhës së tyre të përdorimit.
Detyrimet e personave përgjegjës janë si më poshtë:
- regjistrimin e ashensorit pranë Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut. Shkarko Formularin e Regjistrimit të ashensorit
- ekzaminimin e plotë të ashensorit
- organizimin e inspektimit periodik
- mirëmbajtjen e ashensorit
- modernizimin e ashensorit sipas nevojës
- librin e sigurisë të ashensorit
Për informacione më të detajuara mbi sigurinë e ashensorëve në përdorim klikoni në linkun në vijim: VKM nr. 1056, date 23.12.2015.
Siguria e ashensorëve në përdorim
b. Rregulli teknik lidhur me ashensorët e rinj që instalohen për herë të parë zbatohet për të gjithë ashensorët që shërbejnë në mënyrë të përhershme në ndërtesa dhe konstruksione, për komponentët e sigurisë që përdoren në këta ashensorë, si edhe për vetë procesin e instalimit të ashensorit.
Ky rregull teknik ka për qëllim të përcaktoje detyrimet konkrete ligjore të prodhuesve të komponentëve të sigurisë, instaluesve të ashensorit dhe të organeve të miratuara, me qëllim që pjesët përbërëse të ashensorit, komponentët e tyre të sigurisë, si edhe vetë ashensori si produkt përfundimtar të plotësojnë kërkesat thelbësore mbi shëndetin dhe sigurinë.
Disa prej detyrimeve të përcaktuara janë:
- kryerja e procedurave të vlerësimit të konformitetit
- vendosja e markimit CE
- sigurimi i sistemit të plotë të cilësisë
- verifikimi i njësisë