Emrat e fibrave tekstile dhe etiketimi dhe markimi përkates i përbërjes së fibrave të produkteve tekstile

Ky Rregull Teknik përcakton rregullat që kanë të bëjnë me: përdorimin e emrave të fibrave tekstile si dhe etiketimin e markimin e lidhur me përbërjen e fibrave të produkteve tekstile, etiketimin dhe markimin e produkteve tekstile që kanë në përbërje të tyre pjesë jo tekstike dhe përcaktimin e përbërjes të fibrave të produkteve tekstile.
Që një produkt tekstili të bëhet i disponueshmë në treg duhet të plotësohen kërkesat e përgjithshme të cilat citohen në këtë rregull teknik.
Në mënyrë të detajuar paraqiten emrat e fibrave tektile, duke i ndarë sipas kategorive në bazë të përbërjes, dhe kërkesat përkatëse për etiketimin dhe markimin e tyre, së cilës i është kushtuar një kapitull më vete.
Mbikëqyrja e tregut gjithashtu përbën një çështje të rëndësishme të këtij rregulli teknik ku sqarohen strukturat përgjegjëse për mbikëqyrjen e tregut, përcaktimin e përbërjes së fibrave, tolerancat etj.
Në përmbajtje të këtij rregulli teknik do të gjeni tablën me listën e emrave të fibrave tekstile, në të cilën përveç emërtimit përfshihet dhe përshkrimi për secilën ndarje.

Për informacione më të detajuara mbi sigurinë e lodrave klikoni në linkun e mëposhtëm:
VKM nr. 1058, date 23.12.2015