Përputhshmëria elektromagnetike

 

Ky rregull teknik rregullon përputhshmërinë elektromagnetike të pajisjeve dhe ka si qëllim të sigurojë që tregu i brendshëm të ketë pajisje me një nivel të kënaqshëm të përputhshmërisë elektromagnetike.
Përputhshmëria elektromagnetike është aftësia e pajisjes për të funksionuar kënaqshëm në mjedisin e saj elektromagnetik pa paraqitur çrregullime elektromagnetike të patolerueshme ndaj pajisjeve të tjera në këtë mjedis.
Pajisjet duhet të projektohen dhe prodhohen në përputhje me kërkesat thelbësore të mbrojtjes si dhe kërkesat specifike për instalimet e palëvizëshme të cilat specifikohen në këtë rregull teknik.
Përputhshmëria e aparatit me kërkesat thelbësore, realizohet përmes procedurës së vlerësimit të konformitetit, ku prodhuesi kryen kontrollin e brendshëm në prodhim duke ndjekur një sërë procedurash të listuara në këtë rregull teknik.
Dokumentacioni teknik mundëson vlerësimin e konformitetit të aparatit në përputhje me kërkesat të vlerësuara si thelbësore.
Në këtë rregullore do të gjeni informacion si:
  1. Lista e pajisjeve për të cilat zbatohet ky ligj
  2. Vendosja në treg ose në shërbim
  3. Lëvizja e lirë e pajisjeve
  4. Markimi CE
  5. Organet e miratuara OEN/OM
Për informacione më të detajuara mbi sigurinë e lodrave klikoni në linkun e mëposhtëm:
VKM nr. 1054, date 23.12.2015