Pajisjet elektrike tё projektuara pёr pёrdorim brenda disa kufijve të tensionit

 

Ky Rregull Teknik përcakton rregullat mbi sigurinë e pajisjeve elektrike dhe lëvizjen e lirë të tyre në tregun shqiptar. Për qëllime të këtij Rregulli Teknik pajisje elektrike” është çdo pajisje për përdorim me një tension brenda kufirit 50 1000 V për rrymë alternative dhe 75 1500 V për rrymë të vazhduar.
Pajisjet për të cilat ky rregull teknik nuk zbatohet janë si më poshtë:

a)
pajisjet elektrike për përdorim në një ambient shpërthyes,
b) pajisjet elektrike për qëllime radiologjike dhe mjekësore,
c) pjesët elektrike të përdorura në ashensorët për mallra dhe për njerëz,
ç) matësat elektrikë,
d) prizat dhe spinat për përdorim shtëpiak,
dh) kontrolluesit për mbrojtjen e rrjetit elektrik,
e) ndërhyrja radio elektrike
ë) pajisje specifike të përdoruara në anije, avionë ose në transportin hekurudhor, të cilat përshtaten me dispozitat ligjore të lidhura me sigurinë.

 

Pajisjet elektrike vendosen në treg vetëm nëse janë prodhuar në përputhje me praktikat e mira inxhinjerike mbi çështjet e sigurisë dhe nuk rrezikojnë sigurinë e personave, kafshëve shtëpiake dhe pronën kur instalohen, mirëmbahen dhe përdoren sipas qëllimit që ato janë prodhuar.

 

Përpara vendosjes në treg, pajisja elektrike duhet të ketë të fiksuar në të markimin CE, markim që tregon se kjo pajisje është në konformitet me dispozitat e këtij Rregulli Teknik, kërkesat thelbësore, duke përfshirë dhe proçedurën e vlerësimit të konformitetit, pika të cilat janë të sqaruara në brendësi të këtij rregulli teknik.

 

Markimi CE i konformitetit vendoset nga prodhuesi ose përfaqësuesi i tij i autorizuar në çdo pajisje elektrike ose në paketim, në dokumentin hyrës ose në çertifikatën e garancisë në atë mënyrë që të jetë i dukshëm, lehtësisht i lexueshëm dhe i paheqshëm. Megjithatë mund të vendoset çdo markim tjetër në pajisjen elektrike, në paketimin e saj, në dokumentin hyrës ose në çertifikatën e garancisë me kusht që të mos reduktohet dukshmëria dhe lexueshmëria e markimit CE.

 

Përputhshmëria e pajisjeve elektrike me kërkesat thelbësore të përmendura më lart, realizohet përmes procedurës së vlerësimit të konformitetit, ku prodhuesi kryen kontrollin e brendshëm në prodhim duke ndjekur një sërë procedurash të listuara në këtë rregull teknik.

 

Për informacione më të detajuara mbi sigurinë e lodrave klikoni në linkun e mëposhtëm:
VKM nr. 1061, date 23.12.2015