Pajisjet e mbrojtjes personale

Ky rregull përcakton kushtet e detyrueshme për vendosjen në treg të Pajisjeve të Mbrojtjes Personale (të referuara në vijim si PMP), si dhe kërkesat thelbësore të sigurisë që PMP duhet të përmbushin me qëllim që të sigurojë mbrojtjen e shëndetit dhe sigurinë e përdoruesve.
PMP është çdo mjet ose pajisje e përcaktuar për t’u veshur pse për t’u mbajtur nga një person për mbrojtje nga një ose më shumë rreziqe në lidhje me shëndetin dhe sigurinë.
PMP gjithashtu mbulon:
a. një njësi të përbërë nga disa mjete dhe pajisje të cilat kombinohen në mënyrë të plotë nga prodhuesi për mbrojtjen e një personi nga një ose më shumë risqe që mund të ndodhin në të njëjtën kohë;
b. një mjet mbrojtës ose pajisje e kombinuar, e ndarë ose jo, me një pajisje personale jo mbrojtëse që vishet ose mbahet nga një person për zbatimin e një aktiviteti të veçantë;
c. komponentët e këmbyeshëm në një PMP të cilët janë kryesorë në funksionimin e sigurtë të saj dhe përdoren vetëm për pajisje të tilla.
Në këtë rregull teknik përcaktohen kushtet nën të cilat PMP-ja e mbuluar nga ky rregull teknik vendoset në treg  dhe/ose në shërbim.
Përpara vendosjes në treg të një modeli PMP, prodhuesi ose përfaqësuesi i tij i autorizuar duhet të plotësojë dokumentacionin teknik dhe duhet të ndjekë proçedurat e vlerësimit të konformitetit, të cilat janë të listuara në këtë rregull teknik.
Konfomiteti i Pajisjeve të Mbrojtjes Personale përbën një nga pikat e rëndësishme të këtij rregulli teknik në të cilin theksohen parimet e përgjithshme mbi markimin CE në të cilin specifikohet se Pajisjet e Mbrojtjes Personale të bëra të disponueshme në tregun shqiptar duhet të kenë markimin CE.
PMP duhet të sigurojë një mbrojtje të përshtatshme përkundrejt të gjitha risqeve të ndeshura, e cila realizohet përmes plotësimit të kërkesave thelbësore mbi shëndetin dhe sigurinë si dhe duke pasur parasysh kërksa të tjera specifike për risqe të veçanta.
Në këtë rregullore do të gjeni informacion si:
a. Vendosja në treg dhe/ose në shërbim
b. Lëvizja e lirë
c. Proçedurat e vlerësimit të konformitetit
d. Shqyrtimi EC i tipit
e. Kontrolli i PMP së prodhuar
f. Deklarata EC e konformitetit të prodhimit
g. Markimi CE
h. Lista e klasave të PMP që nuk mbulohen nga ky Rregull Teknik
i. Kërkesat thebësore mbi shëndetin dhe sigurinë
j. Kërkesat plotësuese të përbashkëta për disa klasa apo tipa të PMP
Për informacione më të detajuara mbi pajisjet e mbrojtjes personale klikoni në linkun e mëposhtëm:

VKM nr. 1053, date 23.12.2015