Pajisjet dhe sistemet mbrojtëse për përdorim në ambiente (atmosferë) potencialisht shpërthyese

Ky rregull teknik zbatohet për pajisjet dhe sistemet mbrojtëse që parashikohen të përdoren në atmosfera potencialisht shpërthyese.
Sistemet mbrojtëse janë pajisje speciale të projektuara që parashikohen të bllokojnë shpërthimin në fazën e tyre fillestare dhe/ose të kufizojnë zonën e flakëve dhe presionet e shpërthimit.
Fusha e zbatimit e këtij rregulli teknik mbulon dhe mjetet e sigurisë, mjetet e kontrollit dhe mjetet e rregullimit të parashikuara për përdorim jashtë atmosferave potencialisht shpërthyese por që janë të nevojshme, ose, që ndihmojnë në funsionimin e sigurtë të pajisjeve dhe sistemeve mbrojtëse përsa i përket rreziqeve të shpërthimit.
Në këtë rregull teknik përcaktohen kushtet nën të cilat pajisjet, sistemet mbrojtëse e mbuluar nga ky rregull teknik vendoset në treg  dhe/ose në shërbim.
Përpara vendosjes në treg të pajisjeve, sistemeve mbrojtëse, prodhuesi ose përfaqësuesi i tij i autorizuar duhet të plotësojë dokumentacionin teknik dhe duhet të ndjekë proçedurat e vlerësimit të konformitetit, të cilat janë të listuara në këtë rregull teknik.
Pjesë përbërë e këtij rregulli teknik janë dhe kërkesat thelbësore mbi shëndetin dhe sigurinë në lidhje me projektimin dhe ndërtimin e pajisjeve dhe sistemeve mbrojtëse të parashikuar në atmosfera potencialisht shpërthyese.
Në këtë rregullore do të gjeni informacion si:

  1. Vendosja në treg dhe/ose në shërbim
  2. Lëvizja e lirë
  3. Proçedurat e vlerësimit të konformitetit
  4. Markimi CE i konformitetit
  5. Kërkesat që përcaktojnë klasifikim e grupeve të pajisjeve në kotegori
  6. Kërkesat thelbësore mbi shëndetin dhe sigurinë në lidhje me projektimin dhe ndërtimin e pajisjeve dhe sistemeve mbrojtëse të parashikuar për përdorim në atmosfera potencialisht shpërthyese
  7. Shqyrtimi KE i tipit
  8. Sigurimi i cilësisë së produktit
  9. Verifikimi i produktit
  10. Konformiteti ndaj tipit
  11. Kontrolli i brëndshëm i prodhimit
  12. Verifikimi i njësive të produktit
  13. Markimi CE dhe deklarata e konformitetit
  14. Organet e Miratuara
  15. Procedura e vlerësimit të konformitetit të pajisjeve në përdorim

Për informacione më të detajuara mbi sigurinë e lodrave klikoni në linkun e mëposhtëm:

VKM nr. 1066, date 23.12.2015