Sektori i metrologjise
Ky sektor duhet të kryejë në përputhje me legjislacionin për metrologjinë, verifikime dhe inspektime të instrumenteve metrologjikë, dhe inspektime të mallrave të parapaketuara dhe jo të paketuara, në funksion të mbrojtjes së konsumatorit, sipas planit të parashikuar vjetor në bashkëpunim edhe me struktura të tjera inspektuese;
Është përgjegjës për kryerjen e kontrollit lidhur me vendosjen në treg dhe përdorimin e instrumenteve matës me qëllim për të provuar që ato janë zbatuar/përdorur në mënyrë korrekte, në përputhje me ligjin dhe rregulloret që i përkasin, kontrollin e korrektësise së sasisë së tregtuar dhe mbajtjes në parapaketime tashme të vendosura në treg;
Kryen miratimin dhe monitorimin e sistemeve të kontrollit sasior të prodhuesve të parapaketimeve dhe shisheve enëmatëse;
Trajton ankesat ndaj subjekteve që ushtrojnë veprimtari të tilla, të marra drejtpërdrejtë ose të përcjella nga çdo institucion tjetër apo individ dhe merr vendim.