Parapaketimi

Në bazë të kësaj rregulloreje teknike sasia nominale e parapaketimit, këtej e tutje e quajtur “sasi nominale” – ështe sasia (në masë ose volum) e një produkti në një parapaketim, e deklaruar dhe e shënuar nga prodhuesi në paketim (ambalazh) të një parapaketimi, pa paketimin dhe pa materiale shtesë ose produkte shtesë të paketuar së bashku me produktin i cili do të permbahet në parapaketim. Pra “sasia nominale” e parapaketimit është pesha ose vellimi në parapaketim, që do të thotë sasia e produktit që parapaketimi mendohet se përmban.
Parapaketimet vendosen në treg dhe ofrohen për shitje nëse ato plotësojnë kërkesat e specifikuara në këtë rregullore, të Ligjit për Metrologjinë dhe kërkesat e përgjitheshme dhe specifike të përshkruara në këtë Rregullore.
Ky rregull teknik përcakton personat të cilët janë përgjegjës për kryerjen e kontrollit të sasive neto të produkteve për vlerësimin e konformitetit të tyre me kërkesat e përshkruara, kontroll i cili do të kryhet sipas kritereve, dhe instrumenta matës ligjor të specifikuar në Pjesën IV dhe Pjesën V, të kësaj Rregulloreje.
Në këtë rregullore do te gjeni dhe:

  1. Kërkesat metrologjike ndaj përmbajtjes së sasisë neto të parapaketimeve
  2. Metoda reference për kontrollin e sasisë (përmbajtjes) neto të parapaketimeve dhe kërkesat ndaj instrumentave matës që përdoren për përcaktimin e përmbajtjes së sasisë neto të parapaketimeve.
  3. Diapazonet e sasive nominale të disa parapaketimeve me sasi nominale të njëjtë dhe llojet e produkteve që i përkasin
  4. Kriteret dhe metodat e kontrollit statistikor të përmbajtjes të sasisë neto të parapaketimeve dhe kriteret e pranimit të partisë së parapaketimeve;
  5. Mbishkrimet dhe shenjat që vendosen mbi etiketat tek parapaketimet, rregullat e shënimit dhe paraqitja grafike.