Pajisjet për përdorim në mjedise të hapura dhe emetimi i zhurmave në ambient
Ky rregull teknik ka për qëllim të përcaktojë kërkesat thelbësore të sigurisë në lidhje me emetimin e zhurmës, proçedurat e vlerësimit të konformitetit, markimit dhe dokumentacionin teknik në lidhje me emetimin e zhurmës të pajisjeve në mjedise të hapura.
Rregulli teknik zbatohet për pajisjet që përdoren në mjedise të hapura (listën e plotë të pajisjeve për të cilat është përgjegjës ky rregull teknik e gjeni në linkun e mëposhtëm) dhe mbulon vetëm pajisjet që vendosen në treg apo vihen në përdorim si një njësi e tërë e përshtatshme për përdorimin e parashikuar.
Prodhuesi ose përfaqësuesi i tij i autorizuar, përpara vendosjes në treg dh/ose përdorimi të pajisjeve duhet të sigurohet që:
- Pajisja plotëson kërkesat e këtij rregulli teknik në lidhje me emetimin e zhurmës në mjedis të hapur,
- Proçedurat e vlerësimit të konformitetit janë kryer në përputhje me kriteret e përcaktuara në këtë rregull teknik
- Pajisja mban markimin CE dhe treguesin e nivelit të garantuar të fuqisë së tingullit dhe është e shoqëruar nga një deklaratë KE e konformitetit.
Niveli i garantuar i fuqisë së tingullit i pajisjeve (të listuara në këtë rregull teknik) duhet t’i përmbahet kërkesave thelbësore të sigurisë në lidhje me nivelin e lejuar të fuqisë së tingullit për pajisjet subjekt për kufijtë e zhurmës.
Në këtë rregull teknik përfshihen dhe metodat e matjeve të zhurmës në ajër që përdoren për përcaktimin e nivelit të fuqisë së tingullit për pajisjet që mbulohen nga ky rregull teknik, me qëllim kryerjen e proçedurave të vlerësimit të konformitetit.
Në këtë rregullore do të gjeni informacion si:
- Vendosja në treg
- Mbikëqyrja e tregut
- Lëvizja e lirë
- Deklarata KE e konformitetit
- Mos-përputhshmëria e pajisjeve
- Markimi
- Kërkesat thelbësore të sigurisë
- Vlerësimi i konformitetit
- Organet e miratuara
- Përcaktimi i pajisjeve
- Metodat e matjes së zhurmës
- Standartet e emetimit të zhurmës
- Modelet e markimit CE të konformitetit
- Kontrolli i brendshëm i prodhimit
- Sigurimi i plotë i cilësisë
- Proçedura e vlerësimit të konformitetit
Për informacione më të detajuara mbi sigurinë e lodrave klikoni në linkun e mëposhtëm:
VKM nr. 1063, date 23.12.2015