Enët e thjeshta në presion
Ky rregull teknik do të zbatohet për enët e thjeshta nën presion të prodhuara në seri me karakteristikat e mëposhtme:
- Enët e salduara, të destinuara për tju nënshtruar një presioni të brendshëm të matjes më të madhe se 0.5 bar , të përmbajë ajër ose azot dhe të mos ketë qëllime ndezjeje.
- Pjesët dhe bashkimet që ndihmojnë në fortësinë e enës duhet të prodhohen prej çeliqeve cilësore jo të lidhur ose prej alumini të pastër (jo aliazh).
- Presioni maximal i punës së enës nuk duhet të kalojë vlerën 30 bar dhe vlera e prodhimit të këtij presioni me volumin e enës (PSxV) nuk duhet të kalojë vlerën 1000 bar.
Ky rregull përcakton kushtet e detyrueshme për vendosjen në treg të Enëve të thjeshta nën presion si dhe kërkesat thelbësore të sigurisë që duhet të përmbushin me qëllim që të sigurojë mbrojtjen e shëndetit dhe sigurinë e përdoruesve.
Në këtë rregullore do të gjeni informacion si:
- Bërja e disponueshme në treg dhe përdorimi
- Detyrimet e operatorëve ekonomikë (prodhues, importues, shpërndarës)
- Konformiteti i enëve kur produkti PSxV është më shumë se 50 bar.l
- Procedurat e vlerësimit të konformitetit
- Deklerata EU e konformitetit
- Markimi CE dhe vendosja e mbishkrimeve
- Miratimi i Organeve të vlerësimit të konformitetit
- Mbikëqyrja e tregut , kontrolli i enëve që vendosen në treg dhe procedurat e sigurisë.
Për informacione më të detajuara mbi këtë rregullore klikoni në linkun e mëposhtëm: