Artikujt Piroteknik

Kategoritë e artikujve piroteknikë

Kategoritë e artikujve piroteknikë janë si më poshtë:

  1. a) kategoria F1: fishekzjarrët që paraqesin rrezik shumë të ulët dhe që kanë për qëllim të përdoren në ambiente të izoluara, këto fishekzjarre nuk u vihen në dispozicion konsumatorëve nën kufijtë 12 vjeç
  2. kategoria F2: fishekzjarrët që paraqesin rrezik të ulët dhe që kanë për qëllim të përdoren jashtë në ambiente të izoluara, , këto fishekzjarre nuk u vihen në dispozicion konsumatorëve nën kufijtë 16 vjeç

 iii. kategoria F3: fishekzjarrët që paraqesin rrezik të mesëm, të cilët kanë për qëllim të përdoren në ambiente të hapura dhe të mëdha e që kanë nivel të zhurmës, e cila nuk dëmton shëndetin e njeriut, , këto fishekzjarre nuk u vihen në dispozicion konsumatorëve nën kufijtë 18 vjeç

  1. kategoria F4: fishekzjarrët që paraqesin rrezik të lartë, të cilët kanë për qëllim të përdoren vetëm nga personat me njohuri të specializuara
  2. b) artikujt piroteknikë teatralë:
  3. kategoria T1: artikuj piroteknikë për përdorim skenik që paraqesin rrezik të ulët, të cilët duhet të përmbajnë dhe informacion mbi largësitë minimale të sigurisë.
  4. kategoria T2: artikuj piroteknikë për përdorim skenik, që kanë për qëllim të përdoren vetëm nga persona me njohuri të specializuara, të cilët duhet të përmbajnë dhe informacion mbi largësitë minimale të sigurisë.
  5. c) artikuj të tjerë piroteknikë:
  6. kategoria P1: artikuj piroteknikë që nuk u përkasin kategorive të fishekzjarrëve ose artikujve piroteknikë teatralë dhe që paraqesin rrezik të ulët.
  7. kategoria P2: artikuj piroteknikë që nuk u përkasin kategorive të fishekzjarrëve ose artikujve piroteknikë teatralë, të cilët kanë për qëllim të përdoren ose trajtohen vetëm nga persona me njohuri të specializuara.

Prodhuesit garantojnë që artikujt piroteknikë të etiketohen në gjuhën zyrtare në mënyrë të dukshme, të lexueshme dhe që nuk fshihet.

Etiketimi të jetë i qartë, i kuptueshëm dhe i thjeshtë, të ketë kryer procedurat e vlerësimit të përputhshmërisë sipas përcaktimeve të këtij ligji,  të ketë hartuar dokumentacionin teknik;  artikulli piroteknik të ketë të vendosur markimin CE,  prodhuesi të ketë plotësuar kriteret e përcaktuara në nenin 7 të këtij ligji.

Për informacione më të detajuara mbi këtë rregullore klikoni në linkun e mëposhtëm:

LIGJ Nr. 73/2021 PËR HEDHJEN NË TREG DHE MBIKËQYRJEN E ARTIKUJVE PIROTEKNIKË