Makineritë

Ky rregull teknik ka për qëllim të përcaktojë kërkesat thelbësore të sigurisë në lidhje me makineritë, proçedurat e vlerësimit të konformitetit, markimit dhe dokumentacionin teknik.

Makineri është një bashkësi, e përshtatur ose e parashikuar për tu përshtatur me një sistem drejtimi, përveç asaj të aplikuar direkt nga njeriu dhe kafshët dhe që përbëhet nga pjesë ose komponentë ku të paktën njëri nga të cilët është i lëvizshëm ku komponentët janë të bashkuar për një përdorim specifik.

Rregulli teknik zbatohet për produktet e mëposhtme:

  1. Makineri
  2. Paisje të shkëmbyeshme
  3. Komponentë sigurie
  4. Aksesorë ngritës
  5. Zinxhinirë , kavo, rripa
  6. Paisje të zmontueshme, transmetimi mekanik
  7. Makineri pjesërisht të kompletuara

Në këtë rregullore gjithashtu  do të gjeni informacion mbi vendosja në treg dhe/ose në shërbim, Instalimi dhe përdorimi i makinerisë, klauzola mbi sigurinë, procedurat mbi vlerësimin e konformitetit të makinerisë e produkteve si makineri bujqësore, metalprerëse, pajisje kopshtarie, etj.

Përpara vendosjes në treg të makinerisë prodhuesi ose përfaqësuesi i tij i autorizuar :

  1. Siguron se ajo plotëson kërkesat e shëndetit dhe sigurisë
  2. Siguron se dosja teknike është në dispozicion
  3. Siguron informacionin e nevojshëm si instruksione etj
  4. Kryen procedurat e vlerësimit të konformitetit
  5. Harton dekleratatën EC të konformitetit dhe siguron që kjo deklaratë shoqëron makinerinë
  6. Vendos markimin CE në përputhje me pikën 16 të këtij rregulli.

Markimi CE vendoset në makineri në mënyrë të dukshme , të qartë dhe të paheqshme.

Ndalohet vendosja mbi makineri e markimeve shenjave dhe mbishkrimeve të cilat mund të corientojnë palë të treta në kuptimin ose formën e markimit CE. Cdo markim tjetër i vendosur në makineri nuk duhet të dobësojë dukshmërinë, qartësinë dhe kuptimin e markimit CE.

Për informacione më të detajuara mbi sigurinë e makinerive dhe disa  klikoni në linkun e mëposhtëm:

VKM Nr. 1060, datë   23.12.2015 “Për miratimin e rregullit teknik “Për makineritë” dhe pёrcaktimin e listёs së standardeve të harmonizuara”