Etiketimi i materialeve për këpucë
Ky rregull teknik zbatohet për etiketimin e materialeve të cilat përdoren në përbërësit kryesorë të veshjeve të këmbës që vihen në shitje për konsumatorët.
Ky rregull teknik nuk zbatohet për:
- veshje këmbe të përdorura;
- veshje këmbe mbrojtëse të mbuluara nga rregulli teknik “Për kërkesat thelbësore dhe vlerësimin e konformitetit të pajisjeve mbrojtëse personale”;
- veshje këmbe të mbuluara nga legjislacioni për substancat kimike;
- veshje këmbe që përdoren në lodra.
Veshje këmbe në këtë rregull teknik nënkupton të gjithë artikujt me shollë të parashikuara për të mbrojtur ose mbuluar këmbën, përfshirë edhe pjesët që tregtohen veçmas të përcaktuara në këtë rregull teknik.
Struktura përgjegjëse e mbikëqyrjes së tregut e parashikuar në legjislacionin për sigurinë e përgjithshme të produkteve, si dhe në atë për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve jo ushqimore, është përgjegjëse për të siguruar që të gjitha veshjet e këmbës të vendosura në treg plotësojnë kërkesat për etiketimin të përcaktuara në këtë rregull teknik.
Për qëllime të këtij rregulli teknik, etiketimi përfshin vendosjen e informacionit të kërkuar në të paktën një artikull të veshjes së këmbës për çdo palë. Kjo mund të bëhet nëpërmjet printimit, ngjitjes, stampimit ose përdorimit të etiketës së bashkëngjitur.
Në këtë rregull teknik do të gjeni informacione të detajuara mbi etiketimin e materialeve të veshjeve të këmbës duke përfshirë informacionin që vendoset, ku vendoset etiketa, llojet e veshjeve që përfshihen në këtë rregull teknik etj.
Për informacione më të detajuara mbi sigurinë e lodrave klikoni në linkun e mëposhtëm: