Lodrat
Legjislacioni i sigurisë së lodrave përcakton rregullat mbi sigurinë e lodrave dhe lëvizjen e lirë të tyre në tregun shqiptar. Ky rregull teknik zbatohet për produkte të dizenjuara ose të parashikuara për t’u përdorur në lojë, por edhe kur janë ekskluzivisht të parashikuara vetëm për qëllime loje, nga fëmijë nën moshën 14 vjeç.
Nga ky rregull teknik përjashtohen lodrat e mëposhtme:
- pajisje të parashikuara për përdorim publik në parqe lojërash;
- makina automatike loje, të parashikuara për përdorim publik dhe që funksionojnë me ose pa monedhë metalike,
- lodra tip automjeti e pajisur me motor me djegie të brendshme;
- lodra me motor me avull; dhe
- hedhës dhe katapulta.
Rregulli teknik përcakton detyrimet e operatoreve ekonomikë si dhe përputhshmërinë e lodrave me kërkesat thelbësore dhe të veçanta të sigurisë.
Tek detyrimet e operatorëve ekonomik përfshihen si më poshtë:
- Prodhuesi mban dokumentacionin teknik dhe deklaratën KE të konformitetit për një periudhë prej 10 vjetësh mbasi lodra është vendosur në treg në dispozicion të autoriteteve përgjegjëse.
- Përfaqësuesi i autorizuar mban deklaratën KE të konformitetit dhe dokumentacionin teknik në dispozicion të strukturës përgjegjëse për një periudhe së paku 10 vjet pasi lodra është vendosur në treg;
- Importuesi, për një periudhë 10 vjeçare mbasi lodra është vendosur në treg, duhet të mbajë ne dispozicion të strukturës përgjegjëse një kopje të deklaratës KE të konformitetit dhe të sigurojë, sipas një kërkesë, që dokumentacioni teknik është i vlefshëm për atë
Konfomiteti i lodrave me standartet e harmonizuara përbën një nga pikat e rëndësishme të këtij rregulli teknik në të cilin theksohen parimet e përgjithshme mbi markimin CE në të cilin specifikohet se lodrat e bëra të disponueshme në tregun shqiptar duhet të kenë markimin CE. Lodrat të cilat nuk kanë të vendosur markimin CE ose që nuk janë në përputhje me këtë rregull teknik mund të tregohen dhe të përdoren në panaire tregtare dhe ekspozita, vetëm me kushtin që ato të jenë të shoqëruara nga një shënim, i cili qartësisht tregon se ato nuk janë në përputhje me këtë rregull teknik dhe që nuk mund të bëhen të hidhen në treg pa u arritur standartet përkatëse.
Gjithashtu ky rregull teknik përcakton vlerësimin e konformitetit ku specifikohen procedurat e vlerësimit të konformitetit sipas së cilës prodhuesi, përpara vendosjes të një lodre në treg, duhet të përdorë procedurat e vlerësimit të konformitetit të referuara në pikat e këtij rregulli teknik.
Në këtë rregullore do të gjeni informacion si:
- Detyrimet e operatorëve ekonomikë
- Përputhshmëria e lodrave me kërkesat thelbësore te sigurisë
- Vlerësimi i konformitetit
- Bashkëpunim i organeve të miratuara me strukturën përgjegjëse të mbikëqyrjes së tregut
- Lista e produkteve që nuk konsiderohen si lodra brenda kuptimit të këtij Rregulli Teknik
- Kërkesa të veçanta mbi sigurinë
- Paralajmërimet
Për informacione më të detajuara mbi sigurinë e lodrave klikoni në linkun e mëposhtëm: