Sektori i Produkteve Mekanike
Sektori i Produkteve Mekanike (SPM) ka detyrë të mbikëqyrë tregun për produktet mekanike, përfshi ashensorët, enët nën presion, pajisje për përdorim të jashtëm që emetojnë zhurma në mjedis, lodra, etj. lidhur me sigurinë e tyre referuar kërkesave ligjore, të parandalojë praktikat tregtare të gabuara, mashtruese të paligjshme me qëllim mbrojtjen e konsumatorit dhe krijimin e mundësive që bizneset të konkurojnë në një treg të rregullt dhe të barabartë.
Ky sektor ka për detyrë mbikëqyrjen sipas legjislacionit për sigurinë e përgjithshme të produkteve mekanike për të garantuar zbatimin e standarteve në përputhshmëri me ligjin. Gjithashtu për plotësimin e kërkesave të sigurisë, të përcaktuara në rregulloren në fuqi të projektimit, përdorimit, shfrytëzimit dhe vlerësimit të konformitetit.
Sektori duhet të kryejë në përputhje me legjislacionin për sigurinë e punës së pajisjeve mbrojtëse personale, enëve nën presion, ashensorëve, verifikime dhe inspektime të makinerive dhe lodrave të gjitha kategorive siç parashikohet në legjislacionin përkatës, me qëllim sigurimin e jetës, shëndetit publik, kafshëve shtëpiake dhe vlerave materiale, sipas planit të parashikuar vjetor në bashkëpunim edhe me struktura të tjera inspektuese.