Etiketimi i produkteve të qelqit
Ky rregull teknik ka për qëllim të përcaktojë rregullat “Për etiketimin e produkteve të qelqit kristal”
Operatorët ekonomikë sipas rolit dhe përgjegjësisë së tyre sigurojnë që përbërja, si dhe të gjitha format e publicitetit/reklamimit për këto produkte, janë në përputhje me kërkesat e përcaktuara në këtë rregull teknik.
Në këtë rregullore do te gjeni tabelën e kategorive të qelqit me ndarjet përkatëse si dhe karakteristikat (vetitë fizike dhe kimike) dhe një përcaktim të etiketës duke e ndarë atë në simbole dhe shënime të secilës kategori të qelqit.
Metodat “Për përcaktimin e vetive kimike dhe fizike të kategorive të qelqit kristal” e përcaktuara në këtë rregull teknik, janë të vetmet metoda, që përdoren nga struktura përgjegjëse për mbikëqyrjen e tregut për të verifikuar se produktet që mbajnë përshkrimet dhe simbolet identifikuese kanë karakteristikat përkatëse të përcaktuara në këtë rregull.
Për informacione më të detajuara mbi sigurinë e lodrave klikoni në linkun e mëposhtëm: