Sektori i qelqit, kepuceve, detergjenteve
Ky sektor ka në fokus të tij kyerjen e inspektimeve të çdo lloj produkti joushqimor siguria e të cilëve nuk është rregulluar me ligj të veçantë, sipas planit të parashikuar vjetor në bashkëpunim edhe më struktura të tjera inspektuese;
Ky sektor duhet të kryejë në përputhje me legjislacionin përkatës verifikime dhe inspektime në mënyrë që çdo produkt i vendosur në treg të jetë i sigurtë dhe të mos paraqesë në mënyrë të dukshme një risk serioz për shëndetin, sigurinë, mjedisin ose çdo interes tjetër publik;
Trajton ankesat ndaj subjekteve që ushtrojnë veprimtari të tilla, të marra drejtëpërdrejtë ose të përcjella nga çdo institucion tjetër apo individ dhe merr vendim.