Sektori i produkteve elektrike

Sektori i produkteve elektrike është sektori përgjegjës për mbikëqyrjen e tregut  për produktet elektrike, lidhur me sigurinë e tyre referuar kërkesave ligjore si dhe të parandalojë praktikat tregtare të gabuara, mashtruese të paligjshme me qëllim mbrojtjen e konsumatorit. Legjislacioni horizontal mbi të cilën mbështetet veprimtaria inspektuese e këtij sektori është Ligji nr. 52/2024 “Për etiketimin e produketeve me ndikim në energji”, ligji Nr. 10489, datë 15/12/2011 “ Për Tregtimin dhe Mbikëqyrjen e Tregut të Produkteve Joushqimore” dhe ligji Nr. 9902, datë 17.4.2008 “Për mbrojtjen e konsumatorëve” , i ndryshuar