Pajisjet për përdorim në mjedise të hapura dhe emetimi i zhurmave në ambient

Ky rregull teknik ka për qëllim të përcaktojë kërkesat thelbësore të sigurisë në lidhje me emetimin e zhurmës, proçedurat e vlerësimit të konformitetit, markimit dhe dokumentacionin teknik në lidhje me emetimin e zhurmës të pajisjeve në mjedise të hapura.
Rregulli teknik zbatohet për pajisjet që përdoren në mjedise të hapura (listën e plotë të pajisjeve për të cilat është përgjegjës ky rregull teknik e gjeni në linkun e mëposhtëm) dhe mbulon vetëm pajisjet që vendosen në treg apo vihen në përdorim si një njësi e tërë e përshtatshme për përdorimin e parashikuar.
Prodhuesi ose përfaqësuesi i tij i autorizuar, përpara vendosjes në treg dh/ose përdorimi të pajisjeve duhet të sigurohet që:

  1. Pajisja plotëson kërkesat e këtij rregulli teknik në lidhje me emetimin e zhurmës në mjedis të hapur,
  2. Proçedurat e vlerësimit të konformitetit janë kryer në përputhje me kriteret e përcaktuara në këtë rregull teknik
  3. Pajisja mban markimin CE dhe treguesin e nivelit të garantuar të fuqisë së tingullit dhe është e shoqëruar nga një deklaratë KE e konformitetit.

Niveli i garantuar i fuqisë së tingullit i pajisjeve (të listuara në këtë rregull teknik) duhet t’i përmbahet kërkesave thelbësore të sigurisë në lidhje me nivelin e lejuar të fuqisë së tingullit për pajisjet subjekt për kufijtë e zhurmës.
Në këtë rregull teknik përfshihen dhe metodat e matjeve të zhurmës në ajër që përdoren për përcaktimin e nivelit të fuqisë së tingullit për pajisjet që mbulohen nga ky rregull teknik, me qëllim kryerjen e proçedurave të vlerësimit të konformitetit.
Në këtë rregullore do të gjeni informacion si:

  1. Vendosja në treg
  2. Mbikëqyrja e tregut
  3. Lëvizja e lirë
  4. Deklarata KE e konformitetit
  5. Mos-përputhshmëria e pajisjeve
  6. Markimi
  7. Kërkesat thelbësore të sigurisë
  8. Vlerësimi i konformitetit
  9. Organet e miratuara
  10. Përcaktimi i pajisjeve
  11. Metodat e matjes së zhurmës
  12. Standartet e emetimit të zhurmës
  13. Modelet e markimit CE të konformitetit
  14. Kontrolli i brendshëm i prodhimit
  15. Sigurimi i plotë i cilësisë
  16. Proçedura e vlerësimit të konformitetit

Për informacione më të detajuara mbi sigurinë e lodrave klikoni në linkun e mëposhtëm:

VKM nr. 1063, date 23.12.2015