Instrumentat matese

Ky rregull teknik përcakton kërkesat që instrumentet matëse duhet të plotësojnë për të qenë të disponueshëm në treg dhe/ose vendosur në përdorim.
Ky rregull teknik zbatohet për instrumentet matëse, në lidhje me matësit e ujit, matësit e gazit dhe pajisjet e konvertimit të volumit, matësit e energjisë elektrike aktive, matësit e energjisë termike, sistemet e matjes për matjen e vazhdueshme dhe dinamike të sasive të lëngjeve, përveç ujit, instrumentet e peshimit automatik, taksimetrat, matësit materialë, instrumentet për matjen e përmasave dhe analizatorët e gazit të shkarkimit.
Struktura përgjegjëse e mbikqyrjes së tregut për metrologjinë (më poshtë ISHMT) në bashkëpunim me autoritetet doganore, siç parashikohet në legjislacionin për tregtimin dhe mbikqyrjen e tregut të produkteve joushqimore, garantojnë se instrumentet matëse bëhen të disponueshme në treg dhe/ose vihen në përdorim vetëm nëse plotësojnë kërkesat e këtij rregulli teknik.
Përveç detyrimeve të parashikuara në ligjin 10489/2011, operatorët ekonomikë kanë edhe detyrime si më poshtë:

  1. Prodhuesi mban dokumenatcionin teknik dhe deklaratën EU të konformitetit për 10 vjet mbasi instrumenti matës është vendosur në treg.
  2. Importuesi, për 10 vjet mbasi instrumenti matës është vendosur në treg, mban në dispozicion të ISHMT-së një kopje të deklaratës EU të konformitetit dhe siguron se dokumentacioni tenik mund të jetë në dispozicion të ISHMT-së, sipas një kërkesa të saj.

Një ndër detyrimet që kanë operatorër është gjurmueshmëria.
Përmes procedurës së vlerësimit të konformitetit, procedure e detajuar në këtë rregull teknik, realizohet vlerësimi i konformitetit të një instrumenti matës me kërkesat thelbësore. Pas realizimit të procedurës lëshohet një deklaratë, e cila njihet si Deklarata EU e konformitetit.
Gjithashtu në këtë rregull teknik gjendet informacioni mbi markimin e konformitetit si dhe parimet e pergjithshme, rregullat si dhe dhe kushtet për markimin CE dhe markimin metrologjik plotësues.